Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Obiliq pasi që i njëjti ka kërcënuar me vrasje dhe me publikim të fotografive intime ish-të dashurën e tij.
Sipas policisë rasti ka ndodhur mes viteve 2021-2023,
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
“Obiliq Gjatë viteve 2021-2023. Viktima femër kosovare raporton se ishte shantazhuar dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur me herët i dyshuari do t’i publikon fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online