Kërcënon Gjuriq, thotë se serbët e Kosovës janë luftarak – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kërcënon Gjuriq, thotë se serbët e Kosovës janë luftarak

11:16 | 26 Janar 2019

Serbët e Kosovës janë luftarak, mos i nënvlerësoni.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke shtuar se nuk pret shumë nga Prishtina apo edhe nga Bashkimi Evropian, kur vjen puna për heqjen e taksës për mallrat me origjinë nga Serbia.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë duhet ta dinë që Serbia është me ta, jo vetëm një politikan apo zyrtar, por të gjithë.

Njerëzit tonë në Kosovë janë luftarak se sa të tjerët mendojnë, kështu që askush nuk duhet t’i nënvlerësojë serbët, ka thënë Gjuriq për rts, transmeton Gazeta Express.

“Jo vetëm një njeri, por e gjithë Serbia është me ta dhe do të vazhdojmë t’i ndihmojmë dhe të jemi me ta. Nuk do të zmbrapsemi”, është shprehur

Ndërkohë dje ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka kërkuar edhe një herë që të hiqet taksa, duke paralajmëruar se vazhdimi i saj mund t’i kushtojë Kosovës në raportet me Amerikën.

Komento: