Kërcet dajaku në ditë të Bajramit, policia arreston dy baballarë për dhunë ndaj fëmijëve të tyre

08:35 | 21 Mars 2026
kercet-dajaku-ne-dite-te-bajramit,-policia-arreston-dy-baballare-per-dhune-ndaj-femijeve-te-tyre

Në ditën e Fitër Bajramit, në Kosovë u regjistruan dy raste të dhunës në familjes

Sipas policisë, në Shtërpcë rreth orës 17:50, një baba kishte sulmuar fizikisht të bijën, me ç’rast ajo ka pranuar tretman, mjekësor.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit tasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në Pejë, raportohet se një burrë kishte ofenduar dhe rrahu djalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

Komento: