Kërceu nga frika e tërmetit, vdes në spital qytetari nga Durrësi

13:51 | 29 January 2020

Një tërmet i fuqishëm ka goditur në orët e mbrëmjes Shqipërinë.

Kjo ka shkaktuar panikë tek banorët e Durrësit dhe Tiranës.

Një person ka rënë nga pallati duke humbur jetën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, viktima është roja i një objekti 6-katësh në ndërtim e sipër në zonën e Currilave.

Viktima mësohet të ketë rënë nga një lartësi e konsiderueshme për shkak të frikës nga tërmeti.

Komento: