Zidane do që djali i tij të jetë portieri i dytë i Real Madridit sezonin tjetër.
Zinedine Zidane dëshiron që djali i tij, Luca, të jetë portieri i dytë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm, pas Thibaut Courtois.
Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, i ka thënë Keylor Navasit se ai mund të largohet këtë verë nga klubi. Këtë bisedë, ata të dy e mbajtën të premten, transmeton Gazeta Express.
Kur fituesi i Dorezës së Artë të Kupës së Botës, Thibaut Courtois, u transferua në Real Madrid sezonin e kaluar, ai iu bashkua 32-vjeçarit Navas dhe të riut, Andriy Lunin, si opsion për pozitën e portierit në formacionin e parë.
Bordi drejtues i klubit e udhëzoi trajnerin e atëhershëm, Julen Lopeteguin, që ta inkuadrojë dalëngadalë Courtois në formacionin e parë. Megjithatë, Lopeteguit vendosi që Courtois të jetë titullar në La Liga, ndërsa Navasi në Ligën e Kampionëve.
Pas shkarkimit të Lopeteguit, Santiago Solari e vendosi Courtois si portieri të parë, ndërsa Navasi duhej të mjaftohej me ndeshjen e Kupës së Mbretit.
Tani që Zidane është riemëruar në pozitën e trajnerit, ai ka vendosur që Courtois të jetë portieri i parë i Real Madridit, ndërsa portieri i dytë të jetë djali i tij, Luca. Bordi drejtues i klubi nuk pajtohet me këtë vendim, pasi që ata besojnë se Lunini duhet ta ketë atë rol.
“Ata që më njohin mua e dinë që Luca është këtu sepse e meriton”, kishte thënë Zidane kur ishte pyetur për aftësinë e Lucas në prill të këtij viti.