Kërkesa e Gattusos për lojtarët e Napolit gjatë trajnimit

15:29 | 12 Dhjetor 2019

Gennaro Gattuso, në seancën e tij të parë stërvitore me Napolin, menjëherë bëri që të dëgjohej zëri i tij.

Duke marrë pasuar Carlo Ancelottin, ish-menaxheri i Milanit po përballet me një detyrë të vështirë, pasi duhet të kthejë situatën negative, përcjell ORAinfo.

Siç raportohet nga Areanapoli, Gattuso kishte një kërkesë shumë të qartë nga lojtarët gjatë stërvitjes, pasi këto ishin fjalët e tij: “Unë ju jap vetëm një minutë për të pirë, hiqeni atë frikë nga fytyra juaj: Unë dua që ju të jeni agresiv, të vendosur, të sigurt për të arritur qëllimet e juaja”, është shprehur Gattuso.

Ai njihet për agresivitetin e tij gjatë ushtrimeve me lojtarët, por di të etë edhe miqësorë me ta. /ORAinfo/

Komento: