Grenell ka një kërkesë për Thaçin: Ta heqim taksën.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka darkuar sonte me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell.
Pas këtij takimi, Thaçi deklaroi se u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndemjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.
Por, në postimin që Thaçi, ambasadori Grenell iu është kundërpërgjigjur atij se duhet të hiqet taksa.
“Faleminderit zoti President. Ne duhet të bëjmë progres – e cila përfshin edhe heqjen e taksës”, ka thënë Grenell.
Kujtojmë që Kosova ka vendosur taksën 100 për qind ndaj Serbisë që nga nëntori i vitit 2018.