Kërkesa e Inzaghit ndaj futbollistëve të Interit para ndeshjes ndaj Liverpoolit

16:26 | 15 Shkurt 2022

Inzaghi tregon se çfarë do t’u kërkojë futbollistëve të Interit para ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, beson se Liverpooli është një prej klubeve më të mira evropiane dhe ka treguar se çfarë do t’u thotë lojtarëve të tij para takimit të të mërkurës.

Nerazzurrët janë nikoqirë të Redsave në Giuseppe Meazza për sfidën e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se klubet angleze janë shumë të fortë, ata i kanë fituar të gjithë grupet e tyre pos Chelseat. Liverpooli është një prej skuadrave më të mira në Evropë, por futbollistët tanë meritojnë të luajnë në ndeshje të këtilla”.

“Nuk kemi luajtur në të tetën e finales për shumë vite dhe megjithëse do të jetë shumë vështirë, do të përpiqemi t’ia dalim. Në letër, Liverpooli është favorit, por ndeshjet duhen zhvilluar.

“Do t’ua kërkoj djemve të dalin në fushë dhe ta zhvillojnë lojën tonë me mendje të çliruar, duke i vënë në funksion idetë tona. Përkushtimi do ta bëjë dallimin”, ka thënë Inzaghi në konferencën për shtyp.

Komento: