I refuzohet kërkesa PDK-së që në fletëvotim të vendoset edhe emri i Kadri Veselit pas emrit të partisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar, pas një mbledhjeje, se nga diaspora janë pranuar 35 mijë aplikacione për votim, porse mbi 5 mijë prej tyre janë refuzuar.
Ndërkohë, në mesin e propozimeve, KTV-ja merr vesh se PDK-ja në këshillat e KQZ-së e ka bërë një kërkesë të rrallë.
Kjo parti ka kërkuar që në fletëvotim të vendoset edhe emri i kryetarit të saj.
Pra, te numri 112 do të lexohej ‘PDK-Partia Demokratike e Kosovës – Kadri Veseli’.
Siç merr vesh KTV-ja, propozimi pa u futur në votim, është refuzuar.