Kërkesa qesharake e Raiolas për Milanin që t’i vendos klauzolë qesharake portierit Donnarumma

12:44 | 09 October 2020

Raiola kërkon nga Milani t’i vendoset klauzolë qesharake portierin Donnarumma.

Milani thuhet se është i hapur për të rritur ofertën e tyre për të zgjatur kontratën e portierit Gianluigi Donnarummas ndërsa Mino Raiola kërkon një klauzolë të re prej 30 milionë eurosh të përfshirë në marrëveshjen e re.

Marrëveshja aktuale e 21-vjeçarit me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit dhe Rossonerët nuk duan ta shohin atë të largohet si lojtar i lirë.

Sipas Il Corriere della Sera, Milani është i gatshëm të ofrojë deri në 7-8 milion euro në vit për të bindur portierin të zgjatur qëndrimin e tij në klub.

Donnarumma aktualisht është në një marrëveshje prej gjashtë milion euro në vit në San Siro.

Në të njëjtin raport thuhet se agjenti i lojtarit Mino Raiola dëshiron që një klauzolë e re prej 30 milionë euro të përfshihet në kontratën e re të Donnarummas.
Një tarifë që do të ishte shumë e ulët për Milanin, por që do të lejonte Donnarumma të largohej nëse Rossonerët dështojnë të luajnë futboll në Ligën e Kampionëve në sezonet e ardhshme.

Milani është gjithashtu në bisedime për të zgjatur kontratën e Hakan Calhanoglu por sipas disa raporteve në Itali nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje me reprezentuesin turk.

Komento: