Ministri serb kërkon që Amerika e Rusia të përfshihen në dialog.
Negociatat për Kosovën duhet të nisin që nga fillimi dhe duhet të përfshijnë ato forca që mund të çojnë vetëm në një zgjidhje të pranueshme për serbët dhe shqiptarët, si Amerika, BE, Rusia dhe Kina.
Kështu ka deklaruar ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë dhe udhëheqës i Partisë Kombëtare Serbe Nenad Popoviq në një intervistë për “Veçernje Novosti”.
Popoviq, i cili është i bindur se Rusia do të jetë e gatshme të angazhohet në negociata për Kosovën, nëse Serbia e kërkon zyrtarisht, beson se negociatat e Brukselit kanë dështuar siç tha ai “në momentin kur BE-ja ka treguar se nuk ka kapacitet për të nxitur Prishtinën në vendimet për formimin e të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe futja e taksës për importimin e mallrave nga Serbia