Kërkimet në rrënojat e tërmetit në Shqipëri do të vazhdojnë edhe gjatë natës

00:00 | 27 Nëntor 2019

Kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Në qytetin e Durrësit operacionet e kërkim shpëtimit do të vijojnë gjithë natën.

Po operohet në 6 vatra.

Një në zonën e ish-kënetës, një në lagjen 18 dhe pjesa tjetër në zonën e plazhit.

“Të gjitha vatrat janë të ndriçuara si dhe po vijojnë kërkimet me qenë shpëtimi. Nën rrënojat e pallatit që është shembur në lagjen numër 18 dyshohet se janë 6-7 persona. 5 të tjerë dyshohen se janë nën rrënojat e zonës së ish kënetës si dhe 4-5 persona dyshohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar në zonën e plazhit”, raporton Ora Neës.

Forcave shqiptare të kërkim shpëtimit i janë bashkuar dhe grupe të specializuara nga Kosova.

Komento: