Kërkohej nga Interpoli, arrestohet një person në Prizren

22:14 | 24 Maj 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare Interpol.

Arrestimi ka ndodhur dje pasi Policia e Kosovës ka pranuar informacione se i dyshuari për vepra penale përfshirë trafikimin me narkotik, ndodhet në rajonin e Prizrenit.

Personi është shoqëruar në polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore.

“Menjëherë janë ndërmarr veprime aktive policore në funksion të identifikimit dhe lokalizimit të personit në kërkim ndërkombëtar, ku përmes angazhimit edhe të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të PK-së, si dhe prokurorisë kompetente personi i pandehur ndalohet dhe shoqërohet në Polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Komento: