Kërkohet debat në Kuvend për arsimin parauniversitar

11:11 | 14 February 2019

Lëvizja Vetëvendosje kërkon debat parlamentar për arsimin parauniversitar.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesë në parlament për organizimin e një debati për arsimin parauniversitar.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dorëzoi kërkesën që Kuvendi i Republikës së Kosovës të organizojë një Debat të veçantë parlamentar në lidhje me përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë”, bën të ditur Vetëvendosje.

Komento: