Kërkohet dorëheqja e Goran Rakiqit

21:09 | 13 Tetor 2021

Po kërkohet dorëheqja e Goran Rakiqit.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kërkuar shkarkimin e ministrit Goran Rakiq.

Rakiq njëherësh lider i Listës Serbe aksionin e Policisë së Kosovës në kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër hebrenjve), shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lekaj ka thënë se shkarkimi i Rakiqit është obligim kombëtar.
“Deri kur duhet të vazhdojmë t’i paguajmë me taksat e qytetarëve tanë ata që çdo dit punojnë kundër shtetit tonë që e arritëm me sakrifica ndër breza. Shkarkimi i z. Rakiç është obligim kombëtar”, ka shkruar ai.

Komento: