Kërkohet dorëheqja e ministrit Faton Peci: A ki fëmijë more burrë, a ki zemër?

18:40 | 25 December 2022

Kryetar i PDAK-së, Qazim Rrahmani, ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet një vajzë e komuniteteve jo shumicë afër tavolinës ku po qëndronte ministër Faton Peci derisa largohet dhunshëm nga lokali nga një kamarier.

Ai thotë se kjo video tregon racizmin, diskriminimin dhe injorancën e pushtetarëve tonë.

Rrahmani u kërkon deputetëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që janë pjesë e Qeverisë Kurti që të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Peci.

“Kjo video tregon racizmin,diskriminimin dhe injorancën e pushtetarëve tonë shtetit . Në sy të një Mnistri shtetit të veprohet me një vaglueshe kështu kjo është turpi i dynjasë. O Ministër nëse nuk ke pasur vullnet me i ndihmu kësaj voglueshe spaku ke mundur me thanë kamarjerit sillu pak ma qetë, kërkoj nga deputetët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjipjan që janë pjesë e Qeverisë Kurti kërkoni dorëheqjen e këtij Ministri racistë e injorantë. Zoti të marroftë o ministër Peci. A ki fëmijê morre burrë a ki shpyrt e zemër.O mjer ne çfar deputet të komuniteteve kemi, se ky për këtë sjlleje kishte shkuar shpi”, shkruan ai.

Komento: