Kërkohet dorëheqja e ministrit Latifi, zbulohet edhe arsyeja

18:15 | 15 Shkurt 2022

Ligji i Pagave ka sjell reagim të madh të Sindikatave të Kosovës.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas paralajmërimit për trazira sociale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre në Ligjin për pagat në sektorin publik, tash ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit.

“Pas lajmit të publikuar në media shprehim indinjatën tonë të thellë se Ju si Ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor. Andaj nga ky moment pasi që Ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje në reagimin e tyre thuhet se Latifi nuk ka interesim për shëndetësi.

“Z. Ministër, Ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh, por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Komento: