Kërkohet dorëheqja e Nagavcit, akuzohet se shkeli Kushtetutën

18:30 | 10 Shtator 2022

Greva në arsimin kosovar po vazhdon.

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Donjeta Demolli ka vazhduar kritikën e partisë së saj ndaj qeverisë së Kosovës dhe ministrisë së Arsimit në raport me grevën e mësimdhënësve në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se qeveria nuk ka bërë asnjë lëshim për BSPK-në që nga fillimi i grevës, por përkundrazi ka kërcënuar dhe ka ndërprerë jashtëligjshëm pagesat, shkruan lajmi.net.

Siç shprehet Demolli, pagesa prej 50 euro për mësimdhënës nuk është rezultat i dialogut, por ka qenë i vendim i njëanshëm dhe sipas saj, ministrja Nagavci ka shkelur Kushtetutën.

Ajo gjithashtu ka thënë se Nagavci ka tejkaluar kompetencat e saj si ministre, ka shkelur kontratën kolektive, ka instrumentalizuar fëmijët dhe nuk ka fillur ndërtimin e as 10% të 160 qerdheve të premtuara.

Në fund, ajo ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nagavcin.

Komento: