Kërkohet drejtësi për Masakrën e Rogovës

21:00 | 29 Janar 2022

Kosova ende po i vuan pasojat e luftës

Ramush Haradinaj thotë se bashkëluftëtarët kishin vështirësi edhe në sigurimin e armatimit.

23 vite më parë këtu u krye një masakër nga forcat serbe. Edhe pse autorët kurrë nuk u dënuan, krejt çka po mund të bëhet për ta është përkujtimi.

E në 23-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe.

Ai aty tha se bashkëluftëtarët kishin vështirësi edhe në sigurimin e armatimit.

Ndërkohë, familjarët jetojnë me mungesën e më të dashurve dhe besimin që një ditë do të ketë drejtësi.

25 vjeçari Meriton Morina, rrëfen për masakrimin e babait të tij, i cili ishte në po këtë moshë që ai është tani.

Meritoni ka një thirrje edhe për institucionet, ku lutet që një ditë të vendoset drejtësi. Lule pranë varrit të babait të tij, vendosi edhe djali i dëshmorit, Zyber Shala. Petriti thotë se 23 vjet më parë kur u vra babai i tij, ai ishte jashtë vendit.

Në mëngjesin e 29 janarit forcat serbe në Rogovë në shtëpitë e tyre masakrojnë: Rrustem Morinën me tre djemtë Selmanin, Nysretin dhe Mehmetin, pastaj Ibrahim Kryeziun, Adem, Rifat dhe Zyber Shalën. Në mesin e të masakruarve ka pasur edhe invalidë dhe 16 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komento: