Kërkohet heqja e pagesës për Rrugën e Kombit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kërkohet heqja e pagesës për Rrugën e Kombit

13:47 | 09 Mars 2019

Paralajmërohet heqja e pagesës për Rrugën e Kombit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se në momentin që do ta marrin pushtetin, do te heqin taksën e Rrugës së Kombit.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me banorë të zonës së Paskuqanit, bisedoi edhe me një qytetar i cili theksoi se po falimenton nga taksat.

“Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit. I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë taksën e Rrugës së Kombit. Vetëm po falimentoj. Nuk punësoj dot punëtorë. Nuk kam. Edi Rama mos na presë me 16 Mars, të ikë”, u shpreh ai.

Basha i premtoi uljen e taksave, si edhe theksoi se kur ai të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit./tch/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!