
Banorët e Malishevës kërkojnë që të lirohen nga karantina.
Nga shtatëdhjetë e tre rastet pozitive me COVID-19, pesëdhjetë e shtatë janë shëruar.
Përtej komunës së Malishevës qarkullimi është i ndaluar.
Ka javë prej kur Policia e Kosovës po kontrollon të gjitha veturat në hyrje të Malishevës.
Por komuna e cila fillimisht u bë vatër e rasteve me virusin korona, tashmë ka gjithsej pesëdhjetë e shtatë të shëruar.