Kërkohet lirimi i përkohshëm i disa të burgosurve për shkak të koronavirusit

20:18 | 13 Prill 2020

Po kërkohet lirimi i përkohshëm i disa të burgosurve për shkak të koronavirusit.

Pandemia qe ka kapluar gjithë globin ka arritur që të futet edhe brenda burg’jeve të Kosovës.

Ani pse të ndaluarit nuk janë prekur janë zyrtarët korrektues që kishin rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, disa organizata joqeveritare po kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që disa të dënuar të lirohen përkohësisht.

Por, pas shumë analizave ligjore kjo ministri ka konstatuar se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Kjo është edhe arsyeja pse ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, për këtë cështje i është drejtuar Komisionit për Legjislacion.

Ministrja në detyrë ka kërkuar nga ky mekanizëm i kuvendit që të shihet se si të zgjidhet kjo çështje.

Për këtë arsye edhe ishte paraparë që Haxhiu të takohet me anëtarët e Komisionit për Legjislacion, për ta diskutuar këtë cështje.

Por, ndonëse fillimisht një gjë e tillë ishte pranuar më pas ky takim është anuluar.

E që kjo ka ndodhur e ka konfirmuar edhe vet kryetari i komision për legjislacion Driton Selmanaj.

Selmanaj përmes telefonit ka bërë të ditur se anëtarët e komisionit kanë thënë se një ministre që është në detyrë nuk mund të raportoj në një komision parlamentar.

E nga organizatat që monitorojnë shërbimet korrektuese kanë thënë se kërkesa e Haxhiut është me vend.

Aktualisht në Qendrat Korrektuese por edhe ato të ndalimit mbahen rreth 1830 persona ku afër 1200 prej tyre janë të dënuar, ndërsa pjesa tjetër janë në paraburgim apo mbajtje.

Komento: