Kërkohet ndihmë, 25 vjeçari nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rëndë

22:32 | 09 Janar 2022

Kërkohet ndihmë për shërimin e një 25 vjeçari.

Shukri Gashi, 25-vjeçar nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i duhet ndihma e qytetarëve për të ju nënshtruar një operimi në Turqi.

Për shërimin e tij, nevojiten gjithsej 42 mijë euro, të cilat familja nuk mund ti përballojë shumën andaj familja e tij, kërkon ndihmën e qytetarëve.
Familjarëve thanë se ata kanë arritur të i grumbullojnë 12 mijë euro dhe nevojiten edhe 30 mijë të tjera për ta arritur shumën e nevojshme për shërim.

Sipas tyre ata kanë kërkuar ndihmë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë por se nga MSH-ja iu kanë thënë se për personat mbi moshën 18 vjeçare jepet vetëm 30 përqind e shumës.

Bashkangjitur gjeni të dhënat e nevojshme për rastin.

Komento: