Kërkohet nga Bayerni, Norwich tregon çmimin e kartonit të Aarons

19:01 | 15 Shkurt 2021

Kërkohet nga Bayern Munich, Norwich zbulon çmimin e kartonit të Aarons.

Norëich City i ka kërkuar Bayern Munichut të paguajnë 30 – 35 milionë euro nëse duan të nënshkruajnë me Max Aarons këtë verë.

Gjiganti gjerman e ka vëzhguar Aarons për dy vite dhe ka nisur negociatat për mbrojtësin e krahut të djathtë.

Norëich nuk është në nxitim të diskutojë marrëveshjen edhe pse preferojnë të mbyllin bisedimet në fundin e sezonit.

Manchester Unitedi gjithashtu e sheh anglezin si opsion, por s’ka asgjë konkrete.

Aarons ka impresionuar këtë edicion duke zhvilluar çdo minutë në 29 ndeshje dhe realizuar një gol plus ka dhuruar tri asistime.

Bayerni e ka bërë prioritet transferimin e Aarons, meqenëse dje mbyllen marrëveshjen për Dayot Upamecanon.

Mbetet të shihet nëse “Bavarezët” do paguajnë vlerën që kërkon Norëich City, skuadër që synon rikthimin në Premierligë.

Komento: