
Sipas mediumit italian “Tuttosport”, Newcastle United kërkon të paktën 100 milionë euro për mesfushorin e tyre Sandro Tonali.
Reprezentuesi i Italisë është lidhur javët e fundit me një transferim të mundshëm te Arsenal dhe Manchester United.
Dy klubet e Liga Premier thuhet se janë të gatshme të bëjnë lëvizje për 25-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës. Interes për Tonalin ka shfaqur edhe Juventus, por kërkesa e lartë e Newcastle pritet ta nxjerrë klubin italian jashtë garës.
Sipas raportimeve, Arsenali konsiderohet aktualisht kandidati kryesor për transferimin e Tonalit, pasi drejtori sportiv Andrea Berta është admirues i kahershëm i mesfushorit italian.
Ndërkohë, Manchester United e sheh Tonalin si një zëvendësues të mundshëm për Casemiro.
Megjithatë, Newcastle është e vendosur që të mos e lejojë italianin të largohet pa u paguar 100 milionë euro, çmim i arsyeshëm duke marrë parasysh si po shkon situata në treg.
Tonali vlerësohet si një nga yjet më të mirë në Ligën Premier kurse prioritet thuhet se ka rikthimin në Serie A, ndërsa po ëndërron kalimin te Juventusi.