Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e rastit në Pejë – çka thuhet në dosjen e prokurorisë?

13:33 | 24 Maj 2024
kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-e-rastit-ne-peje-–-cka-thuhet-ne-dosjen-e-prokurorise?

Plagosja e tre personave në qendër të Pejës, ngjalli reagime në vendin tonë. Babai dhe dy bijtë e tij mbetën të plagosur me armë zjarri nga 21 vjeçari, Agron Gashi, në qendër të qytetit të Pejës. Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në QKUK, ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Derisa, i dyshuari Agron Gashi, është arrestuar dhe ndaj tij po kërkohet marrja e masës së paraburgimit.

Ai po akuzohet me veprën penale “vrasje në tentativë”, :mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “kanosje”.

Gazeta Insajderi ka siguruar Dosjen e Prokurorisë, ku përshkruhet ngjarja se si ka ardhur deri tek plagosja dhe ikja nga vendi i ngjarjes nga i dyshuari, Agron Gashi.

E gjitha ngjarja, sipas Dosjes së Prokurorisë, lidhet me shitjen e një veture të tipit “Golf III”. Vetura ishte e një familjari të Agron Gashit, me inicialet F.G., i cili dëshironte që atë t’ua shitste tashmë të dëmtuarve, Jeton, Jetard dhe Jetnis Berisha. I shoqëruar bashkë me F.G. ishte edhe Agron Gashi, i cili sipas Dosjes së Prokurorisë, në bisedë e sipër përdorë fjalët: “qaj person që lyp me ja shk*rdhy nonën unë ja shkredhej, ja rrasi alltin në gojë”. Pas kësaj i dyshuari Agron Gashi, kap për fyti Jetard Berishën. Sipas Dosjës, pas disa minutash, Agron Gashi, kthehet në vendin e njëjtë me armë në dorë. Aty ai fillon të shtijë ndaj të dëmtuarve, me qëllim që t’i privojë nga jeta.

Largimi i Agron Gashi dhe fshehja përreth 24 orë, dyshohet se u bë me ndihmën e një familjarit/es të tij me inicialet L.G.

Ai u arrestua mesditën e së enjtes dhe ndaj tij Prokuroria Themelore në Pejë po kërkon masën e paraburgimit prej 1 muaji.

Ndërsa, të dyshuarit tjetër (inicialet L.G.) për ndihmë ndaj Agron Gashit, Prokuroria po kërkon të merret vendimi për arrest shtëpiak.

Vendimi ndaj tyre do të merret sot prej 17:00, në një seancë në Gjykatën Themelore në Pejë.

Komento: