
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla kërkon që fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së, të kenë përparësi në konkursin për rekrutë dhe kadetë në FSK.
Gazmend Syla kërkon nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve, të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të nxjerr ndonjë̈ akt nënligjor, në mënyrë që fëmijëve të dëshmorëve të ju lehtësohet mënyra e të qenurit pjesë e Ushtrisë̈ së Kosovës.
“E papranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerr ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë̈ tonë. Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse, në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në luftën për liri. Kjo nuk ndodh as për kadetë̈t e rinj e as për rekrutët”, ka shkruar Syla në Facebook.
“Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi, nga rekrutuesit, sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e luftëtarëve e dëshmorëve. Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por, në shumë sfera, tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak”, ka shkruar Syla.