U rritën çmimet, kërkohet edhe rritja e pagës.
Ekonomistët thonë se ndalja e disa projekteve dhe rritja e pagës minimale është e domosdoshme.
Nuk heziton të flas për premtimin që e bëri në zgjedhje. E këtë premtim, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti po i kërkohet që ta zbatojë pikërisht tash.
Kjo pas ngritjeve të çmimeve në vend, posaçërisht pas shtrenjtimit të produkteve ushqimore.
Ekonomisti Nagip Skenderi jep një ide se si mund të realizohej ky premtim. Ai tregon edhe ndihmën që do të merrnin qytetarët me realizimin e këtij premtimi.
Kjo kërkesë po bëhet edhe nga qytetarët. Ata thonë se rrogat e tyre me çmimet aktuale janë të pa përballueshme.
Kurse një qytetar krahason vendet perëndimore me Kosovën.
Lidhur me këtë çështje këtë javë ka folur edhe Ministri i Financave Hekuran Murati.
Ai tha se ky premtim do të realizohet, por duke mos jep shpresa se do të ndodhë këtë vit.