Deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e Hashim Thaçit nga posti i presidentit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit.
Pas udhëtimit të Thaçit për në Berlin ku u diskutua për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Zyba po e sheh si mundësi shkarkimin e tij.
Ai këtë e ka lidhur me nenin 91, pikën dy të Kushtetutës së Kosovës.
“Duke marrë për bazë shqetësimet dhe dyshimet e qytetarëve që Presidenti nuk po përfaqëson interesat dhe rolin unifikues kushtetues. Në konsultim me mjek të fushës, marrë për bazë edhe paraqitjen publike në komisionin hetimor parlamentar, si deputet, e konsideroj të rëndësishme dhe të ngutshme iniciativën parlamentare për zbatim të nenit 91 pika 2 e Kushtetutës”, ka shkruar Zyba.