Kërkohet siguri për gratë pas dyshimeve për dhunimin e një 13-vjeçareje

13:03 | 14 Mars 2024
kerkohet-siguri-per-grate-pas-dyshimeve-per-dhunimin-e-nje-13-vjecareje

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar të enjten në Prishtinë duke kërkuar “siguri për gratë dhe vajzat”, raporton Ekonomia Online.

Protesta është shoqëruar me thirrjet që siguria e vajzave dhe grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Kjo protestë është thirrur pas rastit të një 13-vjeçareje nga Peja që të dielën është raportuar e zhdukur në stacionin policor në Malishevë, e që dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Të dyshuarit janë në paraburgim.

Komento: