Kërkohet të hetohet vdekja e Maradonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kërkohet të hetohet vdekja e Maradonës

16:16 | 26 Nëntor 2020

Avokati i Maradonës kërkon të hetohet vdekja e legjendës.

Avokati i Diego Maradonas, Matias Morla, kërkon që të bëhet hetim lidhur me vdekjen e legjendës argjentinase.

Ikona e futbollit botëror ka vdekur të mërkurën si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa avokati i tij nuk dëshiron që të anashkalohet ajo që e quan “krim të pashpjegueshëm dhe idiot”.

“Sot është një ditë e vuajtjes së madhe, pikëllimit dhe reflektimit”, ka thënë Morla në një komunikatë zyrtare që transmetohet nga Calciomercato.com.

“E ndjej në zemër humbjen e një miku, të cilin e kam respektuar me besnikëri deri në ditën e fundit. E kam përshëndetur personalisht, funerali duhet të jetë një moment privat dhe familjar”.

“Në bazë të asaj që ka thënë prokurori i San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor”.

“Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të arritur, ishte një krim idiot. Ky fakt nuk duhet të kalojë pa u vërejtur dhe ju kërkoj që ta hetoni deri në fund”.

“Siç më ka thënë Diego: ‘Ti je ushtari im, i cili punon pa mëshirë’”, kanë qenë fjalët e avokatit të Maradonas.

Komento: