
Kërkohet të lajmërohen ata persona të cilët ishin në të njëjtin fluturim me 46 vjeçari i infektuar me koronavirus.
Edhe një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, duke çuar kështu në 21 numrin e të infektuarve.
Rasti i fundit është nga komuna e Lipjanit.
Bëhet fjalë një 46 vjeçar me vendqëndrim në Janjevë, komuna e Lipjanit, i kthyer nga Berlini më 11 mars 2020, përmes aeroportit “Adem Jashari”.
Instituti i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.
Kujtojmë se deri më tani të izoluara janë Klina dhe Vitia, si dhe dy fshatra të Podujevës, ku ka pasur raste që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës ka njoftuar se gjendja e të gjithë të infektuarve për momentin është stabile.