Kërkoi 30 mijë euro për lirimin e personit që rrëmbeu, Policia e gjeti për pak minuta

08:51 | 15 Qershor 2024
kerkoi-30-mije-euro-per-lirimin-e-personit-qe-rrembeu,-policia-e-gjeti-per-pak-minuta

Një i dyshuar është arrestuar të premten pasi kishte rrëmbyer një person dhe që për lirimin e tij kërkonte 30,000 euro nga familjarët.

Rasti ishte raportuar mesditën e 14 qershorit.

I dyshuari Sh.K, 23 vjeç, është liruar pak minuta pas raportimit në Polici për rrëmbimin.

Në vendin ku ishte mbajtur viktima, Policia ka sekuestruar një armë, një thikë dhe një sëpatë.

Komento: