
Luciano Spalleti, edhe pse po drejton me sukses Napolin dhe në 7 javët e para të kampionatit ka marrë 21 pikë, nuk u shpëton dot hajdutëve.
Këtë mëngjes trajneri napolitan nuk e gjeti Fiat Panda e tij, të parkuar përpara hotelit Britannique.
Ndryshe nga zakonisht Spalleti nuk e kishte futur në garazh makinën, por e kishte parkuar jashtë dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.
Kështu që para se të shkonte në qendrën sportive dhe të mendonte për ndeshjen e së dielës kundër Torinos, ai duhej të paraqiste një ankesë në polici.