“Kërkojmë hetim të plotë dhe të paanshëm”, Deliu pas dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve në Mitrovicë

23:26 | 10 Nëntor 2025
“Kërkojmë hetim të plotë dhe të paanshëm”, Deliu pas dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve në Mitrovicë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pasi dyshimeve se ka pasur manipulime në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës.

Policia dhe Prokuroria kanë shkuar në Qendrën e Numërimit. Ajo ka kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm.

“Në Mitrovicë janë raportuar parregullsi serioze në procesin zgjedhor. Fletëvotimet e dyshuara për manipulim janë gjetur. Nëse ky rast nuk hetohet nga Prokuroria Speciale, atëherë drejtësia po dështën para syve tanë! Kërkojmë hetim të plotë dhe të paanshëm”, ka deklaruar Deliu. /Gazeta Express

https://www.facebook.com/share/17rYUYikd6/?mibextid=wwXIfr

Komento: