Kërkojnë rrogat e shtatorit e tetorit, të premten protestojnë punëtorët e Infrakosit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kërkojnë rrogat e shtatorit e tetorit, të premten protestojnë punëtorët e Infrakosit

14:27 | 07 Nëntor 2019

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të “Infrakos”, Hysen Nikqi, pas mbledhjes së mbajtur me 6 nëntor ka treguar se kanë vendosur që të protestojnë të premten nga ora 8 në mëngjes deri në orën 9-të, duke qenë se punëtorët e kësaj kompanie nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator dhe tetor.

Kërkesë kryesore e kësaj proteste do të jetë që kompania t’i paguaj pagat e punëtorëve për këta dy muaj.

Gjithashtu do të kërkohet që të shlyhet edhe borgji i trustit pensional dhe të vazhdohet me pagesat e rregullta.

Ja njoftimi i plotë:

Kryesia e Sindikatës së Pavarur e “Infrakos” në mbledhjen e fundit të mbajtur 06.11.2019 në Fushë Kosovë ka shqyrtuar situaten aktuale në kompani dhe pas shumë diskutimeve dhe shprehjeve të pakënaqësive te të gjithë punëtorëve të kësaj kompanie, u muar për mbajtjen e një proteste paralajmëruese 1 (një ) orëshe në Fushë Kosovë. Protesta do të mbahet me datën 08.11. 2019 nga ora 8:00 deri në ora 9:00 përpara stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

Kërkesat e punëtorëve janë:

1. Të paguhet rroga e plotë e Shtatorit dhe rroga e muajit Tetor menjëherë;

2. Të paguhet borgji i Trustit pensional dhe të vazhdohet pagesa e rregulltë mujore;

3. Të paisen punëtorët e sherbimit ekzekutiv me uniforma dhe rroba mbrojtëse;

4. Të bëhët pagesa e borgjeve të anëtarësisë së Sindikatës për muajt e kaluar të vitit 2019.

Situata e rëndë në të cilën gjëndet kompania, nuk është për shkak të mospunës së punëtorëve, andaj Ju si menaxhment jeni të obliguar ti plotësoni kërkesat e punëtorëve të cilat ju garantonhen me ligj dhe për të cilat kanë nënshkruar kontratë të dyanshme, dhe si pasojë e kësaj klasa punëtore është duke i vuajtur pasojat, andaj edhe mos pagesa e pagave por edhe e këtyre kontributeve e rëndon edhe ma thellë situatën ekonomike të punëtorëve të cilët po kanë vështerësi edhe për ardhje dhe kthim nga puna.

Protesta do të përfaqësohet nga të gjithë punëtorët e INFRAKOS-it dhe do të zgjasë një orë dhe nëse nuk ka reflektim nga menaxhmenti, protestat e radhës do të vazhdojnë edhe të Hënën me 11.11.2019 nga ora 8:00 deri në ora 10:00, për të vazhduar edhe të Marten me 12.11.2019 nga ora 8:00 deri në ora 12:00

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!