Kësaj moshe i takon viktima e sotme e COVID-19 në Kosovë

17:00 | 23 Janar 2022

Në vendin tonë po vazhdon të rritet numri i të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar edhe një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Viktimë është një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Gjakova. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 2 mijë e 957 raste të reja me COVID-19.

Edhe sot komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve të reja, me 953 raste.

349 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Pejë, 191 në Fushë Kosovë dhe 173 në Ferizaj.

Komento: