Kësaj radhe nuk mund ta mohojnë: Andi dhe Melisa kapen mat sërish me njëri-tjetrin

14:47 | 19 Mars 2021

Andi dhe Melisa janë kapur sërish mat me njëri-tjetrin.

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Melisa dhe Andi janë kapur sërish bashkë me njëri-tjetrin duke u futur në të njëjtën makinë.

Para se të largohej nga emisioni Fatjoni kishte hedhur akuza kundër Melisës, e që kjo e fundit u përfol për një lidhje të fshehtë me Andin.

Ata janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njër-tjetrin, por që gjithmonë e kanë mohuar se kanë një romancë.

Ndjekësit e këtij emisioni i kanë fotografuar përsëri dyshen edhe pse tani nuk janë më pjesë e programit.

Ata janë fotografuar madje edhe duke bërë shopping, e që tani janë kapur teksa futen në të njëjtën makinë, siç shihen në foto.

Komento: