KESCO gënjen banorët e Fushë Kosovës, i lë në terr tash e pesë orë

17:38 | 26 December 2024
kesco-genjen-banoret-e-fushe-kosoves,-i-le-ne-terr-tash-e-pese-ore

KESCO kishte dërguar një njoftim për konsumatorët e saj në Fushë Kosovë, duke i informuar për një ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike që do të zgjaste vetëm tre orë. Por kjo doli të jetë një mashtrim i madh.

Fushë Kosova, një komunë me 64,078 banorë, ku mesatarisht 762 persona jetojnë në një kilometër katror, sot po përballet me një ndërprerje të energjisë elektrike që tashmë ka kaluar pesë orë. Konkretisht, nga ora 12:00 e deri më tani, banorët e kësaj komune mbeten ende pa energji elektrike, pavarësisht temperaturave të ulëta që mbizotërojnë.

Në njoftimin e dërguar nga KESCO thuhej:

“Te nderuar konsumatorë, për shkak të punimeve emergjente nga KOSTT në Nënstacionin e Fushë Kosovës, nga ora 12:00 deri në 15:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju lusim të kurseni energjinë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.”

Megjithatë, energjia elektrike nuk është rikthyer ende, duke lënë banorët e Fushë Kosovës në terr dhe të irrituar nga situata.

Komento: