KESCO lëshon sqarim për tarifat e reja të rrymës, tregon se deri kur janë ato në fuqi

11:32 | 09 February 2022

KESCO ka lëshuar një komunikatë ku sqaron tarifat e reja të rrymës.

Me anë të njoftimit për media, KESCO ka thënë se ka pranuar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë që hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm. ZRRE ka prezantuar aplikimin e bllok tarifave për konsumatorët familjarë.

“KESCO është e përgatitur për implementimin e këtyre tarifave”, thuhet në komunikatë.

KESCO gjithashtu sqaron se për konsumin deri në 800 kËh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800 kËh e parë. Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 kËh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje.

“Por, konsumatorët duhet të kenë kujdes pas kalimit të pragut ku është vendosur bllok tarifa. Kjo, pasi kilovatët e shpenzuar nga 801 e tutje kanë çmim të ndryshuar, që nxit kursimin e energjisë elektrike”, ka shtuar tutje KESCO.

KESCO njofton që është duke punuar në përditësimin e tarifave në aplikacionin e-KESCO, prandaj disa të dhëna nuk mund të shfaqen për momentin.

Komento: