KESCO publikon kalkulatorin e ri për llogaritjen e faturës së rrymës për muajin shkurt

14:11 | 23 February 2022

Publikohet kalkulatori i ri për llogaritjen e faturës së rrymës për muajin shkurt.

KESCO ka publikuar kalkulatorin e ri për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike brenda një muaji në Kosovë.

“Kalkulatori ju mundëson që të shënoni të dhënat tuaja të sakta nga fatura që keni pranuar, si: Grupin tarifor, datën e leximit paraprak, datën e leximit aktual, konsumin tuaj përgjatë muajit shkurt, me tarifë të lartë dhe të ulët, respektivisht A1 dhe A2. Ngaqë tarifat e reja janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi nga ZRRE nga data 9 shkurt, kalkulimi për këtë muaj përfshinë dy periudha: Para datës 9 shkurt, llogaritja e shpenzimit me tarifën e vjetër dhe pas datës 9 shkurt, llogaritja me tarifën e re.”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre në faturat e ardhshme të muajit mars, llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë, sepse i tërë muaji do të kalkulohet me bllok-tarifat e reja të aprovuara nga ZRRE.

“Në faturat e ardhshme të muajit mars, llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë, sepse i tërë muaji do të kalkulohet me bllok-tarifat e reja të aprovuara nga ZRRE. Kjo do të thotë, se deri në 800kËh llogaritet me çmimet 0.0675 cent me tarifën me të shtrenjtë (të ditës) dhe 0.0289 me të lirë (të natës) dhe për shpenzimin mbi 800kËh me çmimet e reja, e që janë 0.1252 për tarifën me të shtrenjtë (të ditës) dhe 0.0590 për tarifën më të lirë (të natës)”, thuhet më tutje aty.

Komento: