Këshilla e Haxhisë për gratë: Mos e këqyrni për gjithçka burrin, lëreni nga pak të lirë

20:30 | 06 Shkurt 2021

Haxhi Shala i këshillon gratë.

Kandidati për deputet i AAK-së, Haxhi Shala, ka dhënë një këshillë për çiftet e reja, në veçanti për gratë.

Ai në një intervistë televizive, ka kërkuar nga gratë që ta lënë burrin të lirë dhe ndonjëherë të bëhen se kinse nuk po shohin gjërat.

“Mos e këqyrni për gjithçka burrin, leje kapak të lirë, kishe s’po e shoh, a pash s’pashë, vetë është bërë shoqëria koxha e vështirë. Ajo ose ai që do me pas jetë të qetë s’bon me këqyr fort por me la me këqyr me ec me karakterin e vet”, ka thënë Shala në një intervistë televizive.

Komento: