Këshillë e nevojshme: Ja si t’i ktheni në gjendje normale rrobat që zvogëlohen gjatë larjes

16:40 | 05 March 2021

Si t’i ktheni në gjendje normal rrobat që zvogëlohen gjatë larjes.

Shpesh disa veshje na tkurren, pas i lajmë me temperaturën jo të duhur.

Por për t’i kthyer ato në gjendje fillestare, në mënyrë që të mos i hedhim, ne po ju tregojmë një truk që ka rezultuar efikas në shumicën e rasteve.

Për ta kthyer veshjen tuaj në gjendjen fillestare juve ju duhen vetëm disa sende që të gjithë i kemi në shtëpi.

Një peshqir, një shampo flokësh dhe kapëse rrobash.

Pasi t’i keni të gjithë këto, mbushni lavamanin tuaj me ujë të ftohtë dhe shtoni një pikë shampo flokësh.

Vendosni rrobën tuaj të tkurrur në lavamanin me ujë të ftohtë dhe lëreni aty për 10 deri në 15 minuta.

Më pas hiqeni ujin nga lavamani.

Shtrydheni rrobën tuaj dhe sigurohuni që të keni larguar sa më shumë ujë prej saj.

Vendoseni rrobën në majë të një peshqiri dhe sigurohuni që të dy të jenë në rrafsh me njeri-tjetritn.

Në këtë mënyrë, peshqiri do të thithë të gjithë ujin e mbetur në rrobë.

Në përfundim vareni rrobën në stendine dhe prisni derisa të thahet.

Pasi të shihni rezultatin do të jeni shumë të kënaqur.

Komento: