Këshilli Evropian nga sot e nis diskutimin për liberalizimin e vizave për kosovarët

08:59 | 12 October 2022

Nga sot Këshilli Evropian e nis diskutimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

12 tetori pritet të jetë një ditë speciale për Kosovën në Bruksel.

Në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, së pari kolegji i komisionarëve pritet të miratojë raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.

Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Këshilli Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018.

KE-ja thotë se regjimi i vizave për kosovarët duhet hequr, dhe se kushtet janë përmbushur.

Mbi këtë raport dhe të ashtuquajturin “Non-Paper” grupi punues për vizat, po në Bruksel, do zhvillojë punimet të mërkurën e të enjten për liberalizim.

Derisa të mërkurën e të enjten, punon grupi për vizat, të premten më 14 tetor mblidhen ministrat e punëve të brendshme të unionit, më saktësisht Këshilli i Shengenit.

Lëvizja e lirë për shtetasit e Kosovës nuk figuron si temë diskutimi.

Njoftimi zyrtar thotë se aty flitet për situatën e përgjithshme me fokus të veçantë në menaxhimin e kufijve të jashtëm dhe se do vendosen veprime në këtë fushë.

Vendimin final për liberalizim pas kryerjes së procedurave paraprake e merr KE-ja me shumicë të kualifikuar.

Komento: