Këshilli i Arbitrazhit e hedh poshtë vendimin e FFK-së, e kthen Dinamon në Grupin B

16:34 | 17 August 2023

Arbitrazhi e hedh poshtë vendimin e FFK-së, e kthen Dinamon në Grupin B.

Këshilli i Arbitrazhit sportiv e ka hedhur poshtë vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta zhvendosur klubin e futbollit Dinamo nga Ferizaj prej Grupit B në Grupin A të Ligës së Parë.

Ferizajasit ishin ankuar në instancat më të larta për këtë vendim të shtëpisë së futbollit kosovar, të cilin e konsideronin si të padrejtë dhe të pabazë, duke e pasur parasysh se klubi tjetër i qytetit, KF Ferizaj, do të vazhdonte të garojë në Grupin B, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv sot vendosi në të mirë të Dinamos, pasi padinë e saj e pa si të bazuar.

Andaj, GJAS kërkon menjëherë nga FFK-ja që ta rikthejë Dinamon në Grupin B të Ligës së Parë.

Komento: