Këshilli i Kryeministrit i kundërpërgjigjet Kadri Veselit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këshilli i Kryeministrit i kundërpërgjigjet Kadri Veselit

10:40 | 29 Janar 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk e mbështet propozimin për pezullimin 120 ditor të taksës ndaj mallrave serbe. Kjo masë e propozuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli nuk do të aplikohet për shkak të mos plotësimit të kushteve që Kosova ka vendosur dhe se taksa do të vazhdojë të ekzistojë deri në kohën kur “nuk do të ketë arsye të ekzistojë” sikurse është shprehur më parë Haradinaj.

Në një prononcim për Gazetën Express, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se qëndrimi për taksën nuk ndryshon.

“Taksa nuk hiqet. Asnjë arsye për të cilën është vendosë taksa nuk është larguar. Krejt janë aty bile edhe më të egra se më herët”, deklaroi Arifi.

Edhe nga partia e kryeministrit dje menjëherë pas propozimi të Veselit u deklaruan se taksa vazhdon të mbesë në fuqi.

“Nuk i komentojmë deklaratat e të tjerëve. Por taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj anti Kosovë dhe po vepron siç ka vepruar edhe më herët në mënyrë destruktive”, shkroi Ahmet Isufi në Facebook, raporton Express.

Kryeparlamentari Kadri Veseli dje pas takimit me ambasadorin amerikan propozoi që taksa për produktet serbe e boshnjake të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për disa arsye.

Mirëpo, nga Qeveria nuk po pranojnë këtë propozim të kryeministrit, e për këtë ai ka marrë kritika edhe nga opozita.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, shkroi se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli. E për këtë, Haziri thotë ta ketë paralajmëruar me kohë, të parin e AAK-së

Komento: