Këshilli Shtetëror i Cilësisë deakrediton këto programe të Universitetit të Prishtinës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këshilli Shtetëror i Cilësisë deakrediton këto programe të Universitetit të Prishtinës

22:19 | 25 Janar 2019

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë thënë që53 programe do të mbesin të pa-akredituara pavarësisht presioneve, raporton KTV. Kështu u diskutua në takimin e mbajtur të premten me Komisionin për Arsim me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ndërkaq, të palogjikshme dhe joserioze i ka quajtur Këshilli Shtetëror i Cilësisë pretendimet për mosinfomimin e rektorëve të universiteteve publike për mosakreditimin e disa programeve në fakultetet publike të Kosovës.

Anëtarët e këtij këshilli kanë folur edhe për kërkesat e rektorëve të gjashtë universiteteve publike të cilët kërkuan që deri më 28 janar të shkarkohen anëtarët e Këshillit Shtetëror për Cilësi.

Derisa kanë marrë pyetje të shumta nga deputetët, anëtarët e këtij këshilli thanë se vendimi i tyre është i bazuar në ligj dhe se programet që nuk janë akredituar nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme.
Përveç universitetit publik, të pa-akredituara janë edhe 51 programe të kolegjeve private.

Komento: