Këshilltarët e Merkelit ‘zbresin’ sot në Kosovë

11:00 | 11 March 2019

Është duke u shtuar presioni ndaj liderëve shtetërorë të Kosovës.

Sot në Kosovë pritet të vijnë në një vizitë e dy këshilltarëve të kancelares, Angela Merkel.

Në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Hale po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Komento: