Këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi e ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero.
Bëhet e ditur se delegacioni ia përcollën urimet e presidentes Osmani presidentit Quintero për zgjedhjen në postin e tij.
“Në takimet e mbajtura u konfirmua angazhimi i Kosovës për forcimin e aleancave me shtetet e kësaj pjese të botës, në interesin shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Më tej, në njoftim bëhet e ditur se delegacioni po ashtu u takua me shumë përfaqësues të shteteve të tjera prezente, nga ShBA-të deri te shtetet nga Amerika Qendrore, Jugore e Afrika.