
Këshilltari i Kurtit e quan tentim puç mocionin e LDK’së.
Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Erzen Vraniqi, e ka krahasuar mocionin e mosbesimit të incicuar nga Lidhja Demokratike si tentim-puç, raporton Gazeta Express.
Vraniqi këto komente i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook, kur ka njoftuar se Kurti është takuar sot me deputetët e pakicave joserbe.
Ai tha se të gjithë këta janë kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e se kjo është një goditje e mirë ndaj tentim-puçit të kësaj jave kundër Qeverisë Kurti.
“Kryeministri Albin Kurti sot priti në takim deputetët e pakicave joserbe: Albert Kinolli, Fikrim Damka, Rasim Demiri, Adem Hoxha, Fidan Jilta dhe Zikreta Aliti, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Administratës së Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi. Qe të gjithë u deklaruan kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Edhe një goditje e mirë ndaj tentim-puçit të kësaj jave kundër Qeverisë Kurti”, ka shkruar Vraniqi.